Loading…
Ronaldinho tregon se si duhet eliminuar Manchester United nga Barcelona
  • 15/04/2019 | 19:10

Ronaldinho tregon se si duhet eliminuar Manchester United nga Barcelona

Ish futbollisti brazilian, Ronaldinho, është deklaruar para ndeshjes së dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve që ish-skuadra e tij, Barcelona, e zhvillon ndaj Manchester United, transmeton Gazeta Metro.


Ikona e futbollit brazilian beson se Barcelona do të kualifikohet tutje, por gjithashtu ka deklaruar se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka ende gjasa të mira.

“E verteta është se Barcelona duhet të kishte përfunduar ndeshjen në Old Trafford, por me rezultatin 1-0, Manchester United do të vazhdojë të besojë’’ tha fillimisht ai.

Më tej ai tha se nëse Barça shënojnë të parët, atëherë kjo do të ia lehtësonte punët atyre.

“Nëse Barcelona e shënon e para atëherë do të jetë një mbrëmje e gjatë për Manchester United. Por nëse ata (Man Utd) mund të shënojnë golin e parë, atëherë  kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë” – ka deklaruar Ronaldinho.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Manchester United do të zhvillohet nesër(e martë) në “Camp Nou” me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë