Loading…
Ronaldinho shokon të gjithë: Nëse kjo skuadër luan kështu, mund të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve
  • 15/04/2019 | 19:43

Ronaldinho shokon të gjithë: Nëse kjo skuadër luan kështu, mund të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve

Ish futbollisti brazilian, Ronaldinho, ka befasuar të gjithë duke thënë se edhe skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka gjasa që të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve këtë vit, transmeton Gazeta Metro.


Tottenhami u pa si kundërshtar i lehtë në letër, por ata arritën fitore 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester Cityt. Megjithatë, ende shumë e shohin Cityn si skuadër favorite për të kaluar tutje.

Mirëpo, kështu nuk mendon edhe ikona e futbollit brazilian, Ronaldinho.

‘’Pse nuk mund ta fitojë Tottenhami Ligën e Kampionëve? Vetëm se ata nuk kanë histori në këtë garë ose se nuk e kanë fituar asnjëherë? Çdo skuadër që e ka fituar Ligën e Kampionëve, e ka fituar atë për herë të parë’’ tha fillimisht ish futbollisti i Barcelonës.

“Rezultati i tyre kundër Manchester City, që është një nga ekipet më të mira dhe ka disa nga lojtarët më të mirë, tregoi se ata mund të konkurrojnë me më të mirët’’.

“Në këtë fazë ata duhet të besojnë se mund të shkojnë deri në fund  dhe nëse ata luajnë kështu, atëherë ata edhe mundën’’ deklaroi Ronaldinho.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit zhvillohet të mërkuren në “Etihad Stadium”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë