Loading…
Recetë: Pule e përgatitur me portokall
  • 14/04/2019 | 15:48

Recetë: Pule e përgatitur me portokall

Edhe portokall edhe pulë është kjo recetë e cila bën se bashku këto dy përbërës, fare të lehtë për ti përgatitur, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

1 pulë

2 portokall

vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë

sheqer kaf

2 gota lëng portokalli

2 tableta koncentrat pule

Mënyra e përgatitjes:

Në fillim marinoni pulën me kripë. Më pas qëroni një portokall. Gjysmën e ndani në feta, ndërsa gjysmën tjetër të plotë e fusni brenda pulës.

Fetat e portokallit i vendosni anash pulës. Sipër i shtoni vaj ulliri.

Në një tigan skuqni gjalpin dhe sheqerin kaf. Më pas shtoni lëngun e portokallit. Trazojini mirë dhe ia shtoni pulës sipë

Futeni tavën në furrë përreth 1 orë. Në fund e shërbeni të ngrohtë dhe shijojeni. Pula me portokall është gati./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë