Loading…
Recetë e vjetër dhe shumë e shëndetshme: Lakror misri me hithra
  • 15/05/2019 | 22:23

Recetë e vjetër dhe shumë e shëndetshme: Lakror misri me hithra

Një recetë e vjetër e shëndetshme që do ta pëlqejnë të gjithë.


Nevojiten:

– 3 vezë,
– 100 g ajkë,
– 1 lugë kajmak,
– 1 lugë yndyrë apo gjalpë,
– 500 g hithra të reja,
– 100 g djathë të imët,
– pak jogurt,
– 100 g miell të bardhë,
– 1 qeskë për ëmbëlsira,
– pak kripë,
– 400 g miell misri.

Përgatitja:

Hithrat zieni dhe pasi t’i kulloni shtoni vezët, djathin, ajkën, kajmakun, gjalpin, jogurtin dhe tundni.

Shtoni kripë dhe miellin, pluhurin për ëmbëlsira dhe miellin e misrit. Të gjitha bashkoni dhe piqni në furrë në 220 gradë Celsius rreth gjysmë ore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë