Loading…

Recetë e shijshme: Tavë me patate dhe qumësht

  • 14/12/2019 | 21:52

Recetë e shijshme: Tavë me patate dhe qumësht

Kjo mënyrë e përgatitjes së patateve realizohet në pak minuta dhe ka një shije për t’u pasur zili. Receta përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit: 2 gota qumësht, 4 kokrra patate (të prera në feta të holla),1 pako gjalpë, kripë, rozmarinë dhe 100 gr djathë kaçkavall.

Përgatitja: Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Qëroni patatet dhe i shtroni me kujdes. Sipër i shtoni pak kripë dhe qumështin. Shtoni rozmarinën dhe djathin kaçkavall të prerë në pjesë të vogla. Në fund shtoni pak gjalpë në të gjithë tavën. E fusni në furrë për 1 orë, në temperaturë 120 gradë. Pasi të jetë gati e nxirrni nga furra dhe shijojeni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë