Loading…

Reagon Isa Mustafa pasi SHBA demantoi Kurtin: Të dështuarit t’i kërkojnë falje popullit, ikët nga pushteti se jeni të pazotë

  • 26/03/2020 | 23:12

Reagon Isa Mustafa pasi SHBA demantoi Kurtin: Të dështuarit t’i kërkojnë falje popullit, ikët nga pushteti se jeni të pazotë

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pasi SHBA mohoi të ketë ndonjë marrëveshje sekrete mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se Kryeministri në largim, Albin Kurti, duhet t’i kërkojë falje popullit, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se reagimi i SHBA’së është provë se Albin Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë.

“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit./gazetametro.net

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës…

Posted by Isa Mustafa on Thursday, 26 March 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë