Loading…

Rahoveci pëson humbjen e dytë dhe eliminohet nga FIBA Europe Cup

  • 09/10/2019 | 19:55

Rahoveci pëson humbjen e dytë dhe eliminohet nga FIBA Europe Cup

Skuadra e Rahovecit ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë nga Cluj Napoca, duke u eliminuar kështu nga faza e parë kualifikuese në FIBA Europe Cup, transmeton Gazeta Metro.


Pasi pësuan humbje në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Mizair Isma’ me rezultatin 73-98, Rahoveci ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit në Romani me rezultatin 91-47

Andrii Kalnichenko ishte më i dalluari te Cluj me 17 pikë, teksa u ndihmua nga Darko Planinic dhe Patrick Richard që shtuan nga 11 pikë.

Kurse, te ‘Vreshtarët’ më të dalluarit ishin Jure Gunjina me 14 pikë dhe Javis Edward Howard me 10 pikë.

Kështu, Rahoveci tani i kthehet garave në Kosovë dhe Ligën Ballkanike, kjo e fundit fillon më 22 tetor./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë