Loading…

Putin, Erdoganit: Largoje hartën e Sirisë nga kamerat

  • 23/10/2019 | 17:43

Putin, Erdoganit: Largoje hartën e Sirisë nga kamerat

Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme i ka bërë sot bashkë në Soçi, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kreun e shtetit turk, Reccep Tayip Erdogan, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë takim të dy liderët ishin përgatitur në detaje për të diskutuar rreth strategjisë së përbashkët për zonën e sigurisë në kufirin turko-sirianë ku gjenden edhe luftëtarët kurdë.

E përgjatë këtij takimi, Erdogan ka bërë një lëshim të vogël duke i lënë të hapura mbi tavolinë disa dokumente në të cilat shihej hapur harta e Sirisë.

Një gjë të tillë filluan ta filmonin kameramanët që u futen brenda takimit për të marrë pamje.

Por Vladimir Putin me prirjet e tij prej agjenti ka vërejtur një lëshim të tillë dhe i ka bërë me dije Erdoganit që duhet t’i mbyll dokumentet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë