Loading…
Publikohet orari i ndeshjeve të javës së fundit në Superligë dhe Ligën e Parë
  • 15/05/2019 | 21:44

Publikohet orari i ndeshjeve të javës së fundit në Superligë dhe Ligën e Parë

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll dhe në Ligën e Parë, transmeton Gazeta Metro.


Të gjitha ndeshjet e javës së 33-të (të fundit) në IPKO Superligë do të zhvillohen, të dielën, më 19 maj, në orën 16:00, derisa ndeshjet e javës së 30-të të Ligës së Parë do të zhvillohen të shtunën, me përjashtim të ballafaqimit Onix – Vushtrria, që në pajtim të dy klubeve do të luhet të dielën dhe atë në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri.

LEXO EDHE: Feronikeli – Prishtina: Ndeshja e cila vendos kampionin e ri

IPKO Superliga
Java e 33-të – 19/05/2019 (ora 16:00)
Ferizaj-Gjilani
Trepça’89-KEK-u
Feronikeli-Prishtina
Flamurtari-Llapi
Ballkani -Drita
Liria-Drenica

Liga e Parë
Java e 30-të – 18/05/2019 (ora 16:00)
2 Korriku-Ramiz Sadiku
Fushë Kosova-Vitia
Dukagjini-Drenasi
Arbëria-Istogu
Vllaznia-Trepça
Vëllaznimi-Bashkimi (K)
Kika-Besa

19/05/2019 (ora 16:00)
Onix-Vushtrria (ndeshja zhvillohet në Vushtrri)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë