Loading…

PSG e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar për Thiago Alcantaran

  • 01/08/2020 | 16:59

PSG e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar për Thiago Alcantaran

Paris Saint-Germain është duke rivalizuar Liverpoolin në garën për transferimin e Thiago Alcantaras, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori spanjoll sipas të gjitha gjasave do largohet nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk ka pranuar zgjatje të kontratës.

Kontrata aktuale e 29 vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kësisoj, kampioni gjerman duhet ta shesë gjatë këtij viti, për të mos u larguar falas në vitin e ardhshëm.

‘Le10Sport’ shkruan se edhe Paris Saint-Germain tani i është futur garës për transferimin e tij dhe besohet se janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë eurot e kërkuara nga Bayerni.

Mirëpo, mbetet të shihet se cili do jetë reagimi i Liverpoolit, pasi që edhe kampioni anglez ka shprehur interesim për Thiago Alcantaran. Gjithashtu, besohet se ish mesfushori i Barcelonës preferon kalimin në ‘Anfield’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë