Loading…

Pse nuk duhet të pini ilaçet me lëngje

  • 17/10/2019 | 23:20

Pse nuk duhet të pini ilaçet me lëngje

Përpirja e tabletave pa ujë mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj, posaçërisht për ezofagun, ndërsa ekspertët këshillojnë gjithashtu që asnjëherë mos të pini ilaçet me lëngje, kjo për shkak se lëngjet ulin efektin e tyre në trup, transmeton Gazeta Metro.


Marrja e medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet e qitros dhe portokallit, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Hulumtuesit e Universitetit Western nga Ontario, theksojnë që në një situatë të tillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë. Supozohet që pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim gjaku./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë