Loading…
PSD kërkon që paga minimale në Kosovë të jetë 250 euro
  • 15/04/2019 | 15:18

PSD kërkon që paga minimale në Kosovë të jetë 250 euro

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka deklaruar se pagesa minimale në Kosovë duhet të bëhet urgjent 250 euro, pasi një familje me 170 euro në muaj nuk mund t’i plotësojë gjitha nevojat, transmeton Gazeta Metro.


Ymeri ka thënë që Qeveria duhet të merr masa urgjente dhe shumë serioze, pasi paga prej 170 euro nuk mjafton, andaj PSD kërkon që paga minimale në Kosovë të jetë 250 euro.

Sipas tij familjet kosovare nuk po mund të ia dalin me këtë pagë kaq të vogël, transmeton Gazeta Metro.

“Një punëtore, nënë e dy fëmijëve, burrin të papunë, me pagë minimale prej 170 euro në muaj, i bie t’i ketë jo më shumë se 1 euro e 40 cent në ditë për anëtar të familjes. Me këto 1.4 euro në ditë, një familje të tillë i bie që të vendos: një muaj të ushqehen e ta lënë anash veshmbathjen. Muajin tjetër t’i paguajnë disa prej faturave, rrymë, ujë, etj, dhe ta lënë anash veshmbathjen e ta reduktojmë ushqimin. Një muaj tjetër pastaj të shpenzojmë në barna, dhe t’i lëmë anash të gjitha”, ka thënë Ymeri.

Ymeri dër të tjera tha se të jesh i varfër do të thotë të mos kesh ushqim të mjaftueshëm../gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë