Loading…

Protestat e dhunshme në Hong Kong: Kina pritet ta zëvendësoj lideren e Hong Kongut

  • 23/10/2019 | 08:42

Protestat e dhunshme në Hong Kong: Kina pritet ta zëvendësoj lideren e Hong Kongut

Kina po planifikon të zëvendësojë lideren e Hong Kong-ut, Carrie Lam me një shef ekzekutiv “të përkohshëm”, transmeton Gazeta Metro.


Nëse Presidenti Kinez Xi Jinping vendosi të shkojë përpara, pasardhësi i Lam do të emërohej deri në mars dhe të mbulojë pjesën e mbetur të mandatit të saj, i cili përfundon në 2022.

Pasardhësit kryesorë të Lamit përfshijnë ish-kreun e Autoritetit Monetar të Hong Kongut, Norman Chan, dhe Henry Tang.

Burimet i thanë se zyrtarët në Kinë duan një situatë të stabilizuar, para se të merret një vendim i fundit mbi ndryshimet e lidershipit, pasi ata nuk duan që të shihet se i nënshtrohen dhunës.

Në shtator, në përgjigje të një raporti të Reuters në lidhje me një regjistrim të Lamit që thoshte se do të tërhiqej nëse mundej, ajo tha se kurrë nuk i kishte kërkuar qeverisë kineze që të linte dorëheqjen e saj për t’i dhënë fund krizës politike të qytetit të vendosur nga qeveria kineze.

Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Hong Kong që nga mesi i qershorit, në protesta ndonjëherë të dhunshme kundër projekt-legjislacionit të pezulluar, që tani do mund të kishin parë njerëz të dërguar në territorin e Kinës për gjyq ,në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë