Loading…

Profesori universitar Krasniqi: Ecja në këmbë e Kurtit për në punë është cirk për njerëzit e paditur

  • 23/02/2020 | 21:24

Profesori universitar Krasniqi: Ecja në këmbë e Kurtit për në punë është cirk për njerëzit e paditur

Profesori i UP’së dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë cirk teksa shkoi në punë në këmbë, e kjo për shijen e njerëzve të paditur dhe pavetëdije politike, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se sjellja e Kurtit nuk është politike, e nuk tregon e as qeverisje.

“Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i profesorit:

Shkuarja këmbë në punë e Albin Kurtit është pjesë e cirkut argëtues, për shijen e njerëzve të padije e të pavetëdije politike. Kjo sjellje nuk është as politikë, nuk është as qeverisje. Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq. Deri sa të eliminohet ky perceptim, Kurti duhet të ketë siguri shumë më rigoroze, sepse ka rrezik që forcat e errëta antiKosovë të gjuajnë gurin e të fshehin dorën. Qëllimi mund të jetë destabilizimi, zhbërja e shtetit. Pra, lëreni cirkun, bëni poliitkë në pajtim me realitetin që kemi, që si shtet ende jemi në rrezik./gazetametro.net

Shkuarja këmbë në punë e Albin Kurtit është pjesë e cirkut argëtues, për shijen e njerëzve të padije e të pavetëdije…

Posted by Milazim Krasniqi on Sunday, 23 February 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë