Loading…

Presidentja e Komisionit Europian: Muajt në vazhdim janë vendimtar për Ballkanin Perëndimor

  • 14/01/2020 | 15:30

Presidentja e Komisionit Europian: Muajt në vazhdim janë vendimtar për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE duhet t’i përmbushë të gjitha premtimet e bëra ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin, shkruan Gazeta Metro.


Von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Europian ka thënë se muajt e ardhshëm janë vendimtarë sa i përket këtij aspekti.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen.

Tutje, ajo ka thënë se duhet mundësuar nisja e negociatave  të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi që këto vende i kanë përmbushur obligimet e tyre.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, BE nuk e ka miratuar nisjen e negocatave me këto dy vende, pavarësisht se Komisioni Europian konfirmoi se këto i kanë përmbushur të gjitha kriteret.

Ndërkaq, edhe Kosova pavarërsisht përmbshjes së kushteve për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende nuk është bërë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë