Loading…

Për marre: FFK heq dorë, UEFA ia merr licencën, ‘Adem Jashari’ në mëshirën e fatit

  • 09/10/2019 | 21:26

Për marre: FFK heq dorë, UEFA ia merr licencën, ‘Adem Jashari’ në mëshirën e fatit

UEFA i ka hequr licencën stadiumit ‘Adem Jashari’ dhe tashmë asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk mund të zhvillohet aty, transmeton Gazeta Metro.


Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë deri tash ishte si stadiumi i dytë i Kosovës, por që nga tani e tutje aty nuk mund të zhvillohet asnjë ndeshje ndërkombëtare nga të gjitha konkurrencat, shkaku i kushteve.

Kjo është konfirmuar nga zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmet, i cili ka deklaruar se tashmë FFK ka hequr edhe dorë nga ky stadium.

“Stadiumin ‘Adem Jashari’ e kemi patur si stadium të dytë, i cili ka qenë i licencuar. Tashmë ne nuk e kemi atë licencë. Ne si Federatë jemi tërhequr sepse kemi pritur që nga janari të fillojnë punët për fillimin e rinovimit. Aty nuk filluan punët dhe ne tashmë e kemi vetëm stadiumin ‘Fadil Vokrri'” – ka thënë fillimisht Ahmeti në ‘RTK’.

“Ne duhet që të jemi në kordinim me institucionet tona që të marrim licencat e FIFA’s për objektet sportive. Vitin tjetër tri ekipe nga Superliga dalin në Europë. Kemi Kosovën A, Kosovën U21 dhe ekipin A të femrave. Të gjitha këto të luajnë në vetëm një stadium është e pamundur” – ka deklaruar mes tjerash Arianit Ahmeti.

Zëvendës sekretari i FFK’së gjithashtu ka njoftuar se në muajin mars do të aplikojnë për licenca në FIFA. E në rrezik për licencim është edhe stadiumi ‘Fadil Vokrri’./gazetametro.net

LEXO EDHE:

Kthehen telashet e vjetra: ‘Fadil Vokrri’ rrezikon të mos licencohet nga UEFA, Kosova mund t’i luajë ndeshjet sërish jashtë vendit

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë