Loading…
Për herë të parë në Ulqin mund të shijoni botën nënujore
  • 15/07/2019 | 20:15

Për herë të parë në Ulqin mund të shijoni botën nënujore

Gjysmë-nëndetësja ‘Nautilus’ është një ndër atraksionet e kësaj vere në Ulqin, shkruan Gazeta Metro.


Për herë të parë në qytetin që vizitohet shumë nga Kosovarët, do të keni mundësi të shijoni edhe botën nënujore.

“Ulqini ka shumë lloje të peshqve dhe gjallesave të tjera të detit. Gjithashtu ka shumë shkëmbinj të bukur nënujorë, alga e korale, të cilat tash mund të shihen me ndihmën e gjysmë-nëndetëses në dispozicion të turistëve”, thotë Mehdi Karamanaga, marinar dhe pronar i gjysmënëndetëses.

‘Nautilus’ është e ankoruar në molin e madh të Ulqinit, poshtë kalasë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë