Loading…
Pas vendimit për ta mbyllur: Universiteti i Prizrenit ka një kërkesë për studentët
  • 15/07/2019 | 23:01

Pas vendimit për ta mbyllur: Universiteti i Prizrenit ka një kërkesë për studentët

Unversiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ u ka bërë thirrje studentëve që të mos bëjnë panikë, pas vendimit për mbylljen e tij, shkruan Gazeta Metro.


Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot mori vendim që të mbyllë tre universitetet publike të Pejës, Prizrenit dhe i Mitrovicës.

Përmes një komunikate, Universiteti i Prizrenit po pret një njoftim zyrtarë për të dalë me një qëndrim.

Më poshtë, gjeni njoftimin e plotë:

“Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar. Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen .Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar.”, thuhej në komunikatën e Universitetit ‘Ukshin Hoti’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë