Loading…

Pas ndalimit të Zvezdës, Salihu: FFK është e vetmja që organizon gara në territorin e Kosovës

  • 09/10/2019 | 19:22

Pas ndalimit të Zvezdës, Salihu: FFK është e vetmja që organizon gara në territorin e Kosovës

Sot(e mërkure) ishte planifikuar që në territorin e Kosovës të zhvillohet ndeshja e Kupës së Serbisë mes skuadrës ilegale, Trepça dhe Crvena Zvezda, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, ashtu siç ishte paralajmëruar nga FFK, ashtu edhe ndodhi. Njësia Speciale e Kosovës ia ka pamundësuar kalimin në territorin e Kosovës ekipit serbë në Jarinje, duke dështuar kështu edhe zhvillimi i kësaj ndeshje.

Sekretari i përgjithëm i FFK’së, Eroll Salihu, e vlerësoi lart veprimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e skuadrës serbe. Sipas tij, vetëm FFK organizon garat në territorin e Kosovës, dhe asnjë klub nuk mund të luajë pa lejen e FFK-së.

“Sigurisht se është konstatim i saktë, sepse Serbia përdor sportin si mjet, e terë bota e ka marrë vesh se është destruktive. Sa i përket FFK mund të them se FFK është pranuar më drejta të plota në UEFA e FIFA dhe është e vetmja që organizon gara në territorin e Kosovës” – tha Salihu në ‘Imazh’ të RTK’së.

“Ne e kemi ditur për një gjë të tillë dhe ne kemi dërguar letër të UEFA e cila nuk ka reaguar, por në mënyrë diplomatike ka tentuar më zbrapse. Po të lejohet Zvezda më luajtur, ata do të thonë se kanë luajtur në vendin e vet. Ata kanë dashur të destabilizojnë një federate. FFK ka qenë në njohuri dhe ne nuk do të lejojmë të luajnë brenda territorit tonë” – theksoi Salihu./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë