Loading…
Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne
  • 14/04/2019 | 14:11

Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne

Giles Gignac nga “University of Western Australia” dhe Marcin Zajenkowski nga Universiteti i Varshavës kryen studimin përsa i përket lidhjes së asaj që ne mendojmë për partnerin me atë që realisht është, transmeton Gazeta Metro.


Ata zbuluan se njerëzit e vlerësojnë inteligjencën e partnerit bazuar në sa të lumtur janë në lidhjen e tyre dhe shumica e njerëzve i përshkruajnë si inteligjentë “më shumë se mesatarja”.

Ata vunë në studim 218 çifte heteroseksuale që kishin qenë bashkë për rreth 6 vjet dhe çereku i tyre ishin të martuar. Si fillim personat ju nënshtruan një testi inteligjence dhe më pas një pyetësori për mendimet mbi njëri-tjetrin.

“Dalim në përfundimin se gratë dhe burrat marrin pjesë në përzgjedhjen e partnerit, sipas vlerësimit për inteligjencën, në përputhje dhe me një përzgjedhje seksuale. Shumica e personave duan një partner që është po aq i zgjuar sa ata, por kanë tendencën t’i vlerësojnë me më shumë.”- janë shprehur autorët./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë