Loading…

Paralajmëron Mustafa: Nëse Vetëvendosje dëshiron ministri të caktuara, ne shkojmë në opozitë

  • 17/10/2019 | 21:43

Paralajmëron Mustafa: Nëse Vetëvendosje dëshiron ministri të caktuara, ne shkojmë në opozitë

Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarët e saj pasi fituan zgjedhjet e 6 tetorit, filluan me ndarjen e ministrive dhe disa prej tyre thanë se as nuk do të negociohet, i tillë ishte Rexhep Selimi ku ‘blindoi’ Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


Por, një reagim i ashpër ka ardhur nga numri një i LDK’së, Isa Mustafa ku ka thënë se nëse Vetëvendosje dëshiron ministri të caktuar, ata do të shkojnë në opozitë.

“Sa i përket ndarjes së ministrive, ne nuk kemi biseduar me VV-në. Parimisht kemi thënë se ne do të pajtohemi sa i përket postit të kryeministrit që t’i takojë partisë së parë. Ne nuk do të bëjmë kërkesa që ta diskutojmë këtë. Ndërsa për ministritë do të ulemi dhe do të bisedojmë sepse ne nuk shohim ndonjë arsye që të futemi në Qeveri vetëm sa për të qenë aty”.

“Ne në asnjë rast nuk kemi përmend ndonjë ministri dhe në asnjë rast nuk do ta pranojmë parakushte për ministri të caktuara që mund të jenë të dëshiruara nga VV-ja”.

“Ne nuk e konsiderojmë se LDK-ja është meritore t’i ketë ministritë e parapëlqyera. Nëse dikush dëshiron të dialogojë me LDK-në duke synuar ministri të parapëlqyera; atëherë ne do t’ia lëmë krejt Qeverinë sepse nuk pranojmë parakushte të tilla”../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë