Loading…

Paniku i rënies ekonomike në Gjermani: Alarmohet Merkel

  • 23/10/2019 | 09:06

Paniku i rënies ekonomike në Gjermani: Alarmohet Merkel

Ekonomia më e madhe e eurozonës pritet të pësoj rënie për të dytën periudhë tremujore radhazi, ka thënë Bundesbank në raportin e saj mujor, transmeton Gazeta Metro.


Rënia e vazhdueshme vjen pasi GDP-ja e Gjermanisë ra me 0,1 përqind në tre muaj nga prilli deri në qershor. Një recesion ekonomik shkaktohet kur GDP bie gjatë dy tremujorëve radhazi, ose gjashtë muaj.Banka qendrore ka theksuar një mungesë në industrinë e eksporteve të Gjermanisë dhe tha se industria e saj prodhuese “vazhdon të dobësohet”.

Prodhimi i makinave është “zvogëluar shumë”, dhe prodhimi i mallrave të konsumit “ra ndjeshëm”.

Bundesbank tha në raportin e tij: “Prodhimi ekonomik i Gjermanisë do të jetë zovgëluar përsëri, në tremujorin e tretë të vitit 2019”.

Banka qendrore shtoi: “Faktori vendimtar këtu është rënia e vazhdueshme në industrinë e orientuar nga eksporti.”

Në gjashtë muajt e parë të 2019 eksportet e përgjithshme të prodhimit ranë me 1.5 përqind.Në raportin e saj të fundit Eurostat – një organ përgjegjës për sigurimin e informacionit financiar për Komisionin Evropian – zbuloi se deficiti i përgjithshëm në eurozonë ishte 0.5 përqind./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë