Loading…

Osmani për Veliun: Është një mendje shkurt, nuk mund të më largon nga LDK’ja

  • 25/03/2020 | 22:30

Osmani për Veliun: Është një mendje shkurt, nuk mund të më largon nga LDK’ja

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e ka quajtur mendje shkurt nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, shkruan Gazeta Metro. 


Osmani ka thënë se Veliu e akuzoi për tradhti dhe kërkoi largimin nga LDK’ja, mirëpo atë nuk do ta bën asnjëherë.

Ajo tha se për këto 20 vite udhëtoi me LDK’në dhe do të vazhdon të jetë pjesë e saj akoma.

“Nga disa mendje shkurt që më akuzojnë se unë po e tradhtojnë LDK’në dhe e kërkojnë nga unë largimin tim nga LDK, ma tregojnë mua derën, por është një derë që unë e kam ndjekur tash e 20 vite në LDK, por asaj nuk e kam ndërmend me ju ndahë kurrë e as me braktis”, tha Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Osmani tha se ka besimin e elektoratit dhe të flasë në emër të tyre.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë