Loading…

Olluri: Është për t’u habitur heshtja e Surroit për sulmet e VV’së ndaj gazetarëve të Kohës

  • 23/05/2020 | 23:32

Olluri: Është për t’u habitur heshtja e Surroit për sulmet e VV’së ndaj gazetarëve të Kohës

Gazetari Parim Olluri, ka komentuar lidhur me sulmin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarëve të Kohës Ditore, sa i përket çështjes së Gjykatës Kushtetuese për vendimin që do të publikohet për mandatarin e Qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.


Ajo se çfarë e habitë më shumë Ollurin në këtë çështje është heshtja e publicistit Veton Surroi, i cili fitoren e VV’së e kishte quajtur “Çlirim i Dytë”, e sot pikërisht kjo parti ka sulmuar gazetarët e një medium të cilin ai e ka themeluar dhe ka qenë drejtor i saj për një kohë të gjatë.

Përmes një postimi në Facebook, Olluri tutje ka thënë se ndonëse nuk është i detyruar që të reagojë, meqë nuk bën pjesë në vendimmarrje të Grupit Koha, Surroi është i obliguar moralisht që të flet diçka për këtë sulm të sotëm.

“Po me habite heshtja e Veton Surroit per sulmet e VV-se ndaj gazetareve te Kohes.
E di qe nuk eshte i detyruar per shkak se ka zero vendimarrje ne Grupin Koha.
Por, obligohet moralisht. Per shkak se fitoren e VV-se e ka quajtur “Çlirim i Dyte”. Kjo parti tash po i sulmon gazetaret e njr mediumi, te cilin ai e ka themeluar dhe ka qene drejtor i saj per nje kohe te gjate”, ka shkruar Olluri.

Gjatë ditës së sotme, deputetët nga radhët  e VV’së, Liburn Aliu dhe Fitore Pacolli, kanë shkruar në Facebook, lidhur me çështjen e Gjykatës Kushtetuese për vendimin që do të publikohet për mandatarin e Qeverisë së re.

Në postimin e tij, Liburn Aliu shkruan: “Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë. Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër. E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.”

Pas postimit të Aliut, edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shkruar rreth po të njëjtës çështje: “Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime. Ne e dime qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeminster.”

Ndërkaq, edhe zyrtari i të njëjtës parti, Adnan Rrustemi, gjatë ditës së djeshme, po ashtu përmes një postimi në Facebook ka shkruar : “Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin.” /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë