Loading…
OEAK: Roli i grave kyç në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik
  • 16/04/2019 | 14:34

OEAK: Roli i grave kyç në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

Në vazhdën e aktiviteteve me synim fuqizimin e grave në ndërmarrësi dhe pozita vendimmarrëse, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë diskutimi ndërmjet Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe grave udhëheqëse, anëtare të Odës Amerikane.

Sipas komunikatës për media nga OEAK, Në këtë tryezë u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe anëtarëve të legjislativit për emancipimin e gruas në shoqërinë kosovare si dhe për përfshirje më të madhe të tyre në pozita vendimmarrëse.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, tha se grupi që ajo udhëheq ka vendosur objektiva konkrete për fuqizimin e grave ndërmarrëse duke përmendur projektin Gratë në Biznes i cili tashmë është në plan të punës. Ajo tha se janë duke e monitoruar ligjin për barazi gjinore në mënyrë që të sigurohet zbatimi i kuotave gjinore për përfshirjen e grave në ndërmarrje publike. Ajo shtoi se Grupi i Grave Deputeteve do të vazhdojë angazhimin në rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita ndërmarrëse si dhe në barazinë e tyre në shoqëri përmes legjislacionit.

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencionit për Zhvillim Rajonal dhe njëherit Anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Mrika Macula, tha se fuqizimi i grave është kyç në arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik duke trajtuar gratë në mënyrë të barabartë me burrat. Ajo kërkoi nga grupi i grave deputete që të vazhdohet ndërtimi i hapave konkret në krijimin e lehtësirave për përfshirje më të madhe të grave në pozita vendimmarrëse dhe ofrimin e mundësive për avancim, duke shtuar se zbatimi i ligjeve aktuale për trajtim të barabartë të grave lë ende shumë për të dëshiruar.

Zyrtarja e Lartë për Çështje Ekonomike dhe Komerciale në Ambasadën Amerikane, Lori Michaelson, tha se diversifikimi i tregut të Kosovës është i nevojshëm për të pasur stabilitet në zhvillimin ekonomik të vendit. Michaelson deklaroi se takimet e tilla mes përfaqësueseve të institucioneve dhe grave nga sektori i bizneseve mundësojnë adresim të drejtpërdrejt të sfidave dhe çështjeve të cilat ndikojnë në arritjen e mundësive për zhvillim, duke shtuar se bashkërisht mund të arrihet ndryshimi të cilin po e synojmë.

Ishte dakordim i përbashkët i tryezës vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet grave ndërmarrëse dhe përfaqësueseve të këtij grupi në fuqizimin e grave, ndërsa me theks pozitiv u përmend edhe progresi i arritur në ligjin për ndërmarrje sociale përmes së cilit synohet pavarësia ekonomike e grave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë