Loading…

Një shqiptar më shumë në SS Lazio, Anxhelo Ndrecka

  • 15/07/2019 | 23:45

Një shqiptar më shumë në SS Lazio, Anxhelo Ndrecka

Një tjetër talent shqiptar i është bashkuar Lazio në Serie A italiane, bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares të shpresave, Anxhelo Ndrecka, e konfirmuan mediat italiane dhe vet futbollisti i ri, transmeton Gazeta Metro.


Prej Igli Tares e Lorik Canës fillimisht,  tani  mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Chievos në Serie A, pritet të firmosë shumë shpejt me klubin kryeqytetas.

Pas lajmit të bërë publik në media italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetë Ndrecka, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lacios.

Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruaj me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lazio, sezonin e ardhshëm.

Ndrecka do t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lacio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë