Loading…

Një herë nëna tani Kida: Zblohet kush është me të vërtetë femra në krahët e Capital T

  • 13/02/2020 | 19:56

Një herë nëna tani Kida: Zblohet kush është me të vërtetë femra në krahët e Capital T

Katër ditë më parë, Capital T çmendi rrjetin me një pozë pranë kullës Eiffel në Paris, ku shfaqej i përqafuar me një vajzë.


Reperi mbante në dorë një trëndafil të kuq, ndërsa me dorën tjetër përqafonte vajzën misterioze teksa të dy qëndronin të kthyer me shpinë.

Mijëra zemra vajzash u thyen atë ditë dhe të tjera do të thyhen edhe sot, pasi Kapo zbuloi cila ishte bukuroshja krah tij.

Në një video në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi portretin e vajzës brune, drejt të cilës afrohet për t’i dhuruar trëndafilin që mban në dorë.

 

 

View this post on Instagram

 

“JE T’AIME” 🥀 Nesër – 14:02

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Megjithatë, nuk ka vend për panik pasi ajo duhet të jetë thjesht modelja e klipit të tij më të ri, i cili publikohet ditën e nesërme.

Kapo ka lajmëruar se kënga e re dedikuar dashurisë do të titullohet “Je t’aime” dhe do të publikohet nesër, në ditën e të dashuruarve, në orën 14:02.

Jemi kuriozë të shohim ç’kanë kurdisur reperi dhe bukuroshja brune në videoklip!

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë