Loading…

Ngjarje e rëndë: Gjendet i vdekur një fëmijë në Fushë Kosovë

  • 11/07/2019 | 19:19

Ngjarje e rëndë: Gjendet i vdekur një fëmijë në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, atje një fëmijë i moshës së mitur është gjetur i vdekur në tokë, shkruan Gazeta Metro.

Metro ka mësuar se fëmija që është gjetur i vdekur është i moshës së mitur, trupi i tij është parë në rrugën ‘Xhemaj Mustafa’ në Fushë Kosovë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, po ashtu në vend ngjarje janë edhe Prokurori i rastit.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“”Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatese janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Metro.

Metro në vijim do të sjell edhe informacione të tjera në lidhje me këtë rast të rëndë që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë