Loading…

Nga 120 mostra të marra, vetëm 3 raste pozitive me koronavirus sot në Prizren

  • 23/05/2020 | 23:01

Nga 120 mostra të marra, vetëm 3 raste pozitive me koronavirus sot në Prizren

120 qytetarë nga Komuna e Prizrenit kanë pritur sot rezultatet për Covid-19, ku vetëm tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Metro.


Rastet pozitive me koronavirus u konfirmuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët tutje njoftuan se edhe tre të infektuar u regjistruan në Vushtrri dhe një në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme 120 qytetarë të Prizrenit u janë nënshtruar testimit për COVID-19, e që ky numër paraqet testimin më të madh deri sot në komunën e Prizrenit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë