Loading…

Nëse jo këngëtare, ky do të ishte profesioni i Remzije Osmanit

  • 19/06/2019 | 21:46

Nëse jo këngëtare, ky do të ishte profesioni i Remzije Osmanit

Këngëtarja e njohur kosovare, Remzie Osmani, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon në Top Channel.


Edhe pse është afër të 50-ave këngëtarja dukej në super formë dhe tepër e kuruar. Ajo tregoi se në shumicën e rasteve preferon të bëhet vetë gati, jo vetëm sepse e ka pasion, por është edhe pak mosbesuese nga natyra.

“Thuajse gjithmonë bëhem gati vetë. Për shkak të prezantimeve të shumta nuk më del gjithnjë koha të shkoj në parukeri. Por, siç i themi ne në Kosovë, jam edhe pak vesvese. Më shkon për dore të kombinoj ngjyrat, sidomos grimin e kam shumë qejf. Ndoshta po të mos kisha kënduar, do kisha qenë një grimiere me emër, mendoj”, përfundoi Remzia.

 

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë