Loading…

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me Covid-19, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

  • 16/09/2020 | 09:07

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me Covid-19, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre pesë janë në gjendje më të rëndë.


Në njoftim bëhet e ditur se 1 pacientë është në respirator dhe 17 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Po ashtu, gjatë orëve të fundit në këtë spital janë kryer tri lindje, dy normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur tri foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgenë, 22 EHO dhe 14 CT-ja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë