Loading…

Në spitalin e Gjakovës katër pacientë me oksigjenoterapi

  • 01/07/2020 | 11:15

Në spitalin e Gjakovës katër pacientë me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë të hospitalizuar 8 pacientë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ku katër prej tyre janë me oksigjenoterapi.


Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala i shtoi se aty janë të shtruar edhe 3 persona të tjerë të cilët janë në pritje të rezultatit.

Ai po ashtu tha se gjendja e pacientëve të tjerë me COVID19 që janë të shtrirë në spitalin e Gjakovës është në përgjithësi stabile.

“Momentalisht i kemi 11 pacientë të hospitalizuar… Tetë janë pozitivë, katër janë me oksigjen në përgjithësi gjendjen e kanë mirë dhe stabile…Me siguri që sot do u bëhen atyre që janë në pritje…Besoj që janë tre”, tha Shala.

Shala tha se Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës për trajtimin e personave të infektuar me COVID19 i ka në dispozicion 30 shtretër.

Drejtori i këtij spitali thotë se po ashtu kanë edhe pajisje medicinale dhe mbrojtëse për trajtimin e këtyre pacientëve.

“I kemi 30 shtretër në repartin e Infektives bashkë me Dermatologjinë që janë të përgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID…Mostrat merren këtu testet bëhen në Institutin në Prishtinë…Kemi kapacitete t’i trajtojmë këtë numër të pacientëve për momentin, por nëse vazhdon fluksi në rritje pastaj vështirësitë mund t’i kemi më vonë. Për momentin është mirë, pajisjet që na shërbejnë për luftimin e COVID-it i kemi”, theksoi drejtori i spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Por drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala e sheh më problematike menaxhimin e pandemisë nëse kemi rritje të rasteve pozitive me COVID19.

“Nëse vazhdon ky fluks i pacientëve, ky ritëm në Kosovë atëherë do jetë problem në krejt Kosovën jo vetëm në Gjakovë ky ritëm i testeve pozitive i rezultateve atëherë do na shkaktojë problem”, u shpreh ai.

Shala theksoi se në këtë spital janë duke u kryer edhe shërbime të tjera mjekësore sipas nevojës së pacientëve.

Vetëm në ditën e djeshme në Kosovë pozitiv me COVID19 kanë rezultuar 79 persona, kurse 71 kanë rezultuar si të shëruar. Kurse, aktiv me koronavirus vazhdojnë të jenë 1250 persona.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë