Loading…
Ndodh mrekullia: Del nga koma pak para se t’i hiqeshin organet
  • 15/05/2019 | 22:20

Ndodh mrekullia: Del nga koma pak para se t’i hiqeshin organet

Lorenzo, një 17 vjeçar nga Verona e Italisë është zgjuar nga koma, pak minuta pasi familja e tij kishin firmuar për t’ia hequr aparatuart që e mbanin në jetë, dhe t’i dhuronin oraganet e tij për pacinentët në nevojë të tyre, trasnmeton Gazeta Metro.


Në 20 dhjetor të vitit 2018, Lorenzo, 17 vjeç, ishte duke shkuar në shkollë me motor, kur krejt papritur u përplas me një makinë tip Mercedes Benz. Përplasja ishte aq e fortë, sa që i riu italian nga Verona, pavarësisht kaskës që kishte në kokë, pësoi dëmtime të shumta në kokë, duke përfunduar në koma të thellë.

Shpresat erdhën duke u shuar, aq sa prindërit firmosën për dhurimin e organeve të djalit. Por si për mrekulli, Lorenzo nisi të përmendej. Hapi sytë, lëvizi krahët dhe këmbët, si dhe nisi të flasë.

Ndërkohë pak ditë më parë Lorenzo u rikthye në shkollë, për të rinisur jetën, aty ku ishte ndërprerë pesë muaj më parë.

Gjithçka ndodhi këtë fillim maji, kur Lorenzos do ti fikeshin pajisjet që e mbanin në jetë… por kur vetëm pak ditë ndanin nga momenti ku do i nënshtrohej ndërhyrjes për heqjen e organeve, i riu u përmend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë