Loading…
Mungon Chiellini, Allegri tregon se kush do të jetë kapiten i Juventusit ndaj Ajaxit
  • 15/04/2019 | 22:26

Mungon Chiellini, Allegri tregon se kush do të jetë kapiten i Juventusit ndaj Ajaxit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka zbuluar se kush do ta bartë shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Pasi u konfirmua sot se Giorgio Chiellini dhe Mario Mandzukic do të mungojnë në këtë ndeshje, atëherë trajneri italian duhet të mendojë se kush do ta bartë shiritin e kapitenit në këtë ndeshje.

Allegri tha se: “Nëse Dybala luan nga fillimi atëherë ai do të jetë kapiten, nëse jo, kapiten do të jetë Leonardo Bonucci” – ka deklaruar trajneri i Juves në konferencën për shtyp.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Juventusit dhe Ajaxit do të zhvillohet nesër(e martë) në “Allianz Stadium” dhe fituesi nga kjo ndeshje kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
market[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë