Loading…

Mundësi e mirë: Këtë veturë mund ta vozitni pa patentë shofer, kaq është çmimi i saj

  • 22/05/2020 | 21:06

Mundësi e mirë: Këtë veturë mund ta vozitni pa patentë shofer, kaq është çmimi i saj

‘Aixam’ është vetura franceze, të cilën mund ta vozitni pa pasur nevojë fare për një patent shofer, transmeton Gazeta Metro.


Kjo veturë është prodhuar nga Peugeot në Francë, të cilët janë inspiruar nga skuterët dhe veturat, kështu duke e sjellur në një kombinim të vetëm, veturën ‘Aixam’.

Gjatësia e saj është 2 metër e gjysmë dhe ka një dizajn unik.

Kjo veturë ka një motor prej 400 kubikë, me karburant diesel, ku shpejtësia maksimale që arrin është 45 kilometër në orë.

‘Aixam’ lejohet të vozitet pa patentë shofer të veturës, vetëm se duhet patjetër që të keni lejen e qarkullimit për skuterë apo motorr.

Çmimi i kësaj veture fillon nga 8.999 euro dhe rritet varësisht modelit apo specifikave që zgjedhni për veturën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë