Loading…
Mourinho trajner i PSG’së? Kjo është përgjigjja e tij
  • 15/05/2019 | 22:02

Mourinho trajner i PSG’së? Kjo është përgjigjja e tij

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka thënë se ai mund ta marrë drejtimin e kampionit francez, Paris Saint-Germanin, transmeton Gazeta metro.


Jose Mourinho është i papunë që nga dhjetori i vitit 2018, kur ishte shkarkuar nga skuadra angleze, Manchester United.

Që nga ajo e kohë e deri më tani, 56 vjeçari është ndër më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha evropiane, së fundmi emri i tij është lidhur edhe me PSG’në.

“Unë mund të them që është e mundur të drejtojë këtë ekip. PSG-ja është një klub i klasit botëror, me lojtarë të klasit botërorë” – tha fillimisht ai për L’Equipe.

Më tej, Jose Mourinho tha se PSG është një skuadër që po dominon në Francë, por jo edhe jashtë saj.

“PSG është ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në kampionatet e tyre, por jo edhe në Evropë, ka diçka që po ju mungon’’ – ka deklaruar mes tjerash Jose Mourinho./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë