Loading…

Moti i keq në Itali: Kërkohet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

  • 23/10/2019 | 15:42

Moti i keq në Itali: Kërkohet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Moti i keq në Itali ka shkaktuar dy viktimat e para në Alessandria, rajoni i Piemontes. Dëme të konsiderueshme janë konstatuar në Piemonte, Liguria dhe Lombardi, ku janë regjistruar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Rrugët dhe shkollat janë mbyllur në shumë zona. Niveli i lumit Po është rritur 3 metra e gjysmë brenda 24 orëve, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i rajonit të Piemontes, Cirio kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sistemi ka reaguar më së miri, por pa një ndryshim në legjislacionin për mjedisin, që lejon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe parandaluese, Italia do të vazhdojë të numërojë të vdekur e dëme në çdo fatkeqësi natyrore”, tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Presidenti i Këshillit, Giuseppe Conte do të jetë sonte në prefekturën e Aleksandrisë, për të bërë një bilanc mbi dëmet e shkaktuara nga moti i keq. Ai do të shoqërohet nga presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë