Loading…
Ministri i Arsimit nuk e pranon vendimin për mbylljen e tre Universiteteve Publike: Çështja shkon në Qeveri
  • 15/07/2019 | 19:24

Ministri i Arsimit nuk e pranon vendimin për mbylljen e tre Universiteteve Publike: Çështja shkon në Qeveri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se çështjen e mbylljes së tri Universiteteve Publike, do ta adresojë në Qeveri, shkruan Gazeta Metro.


Ai në një konferencë për media ka thënë se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë shkresë lidhur me këtë vendim të Këshillit.

“Ky nuk është vendim i MASHT-it pasi agjencioni merr vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, ka thënë Bytyqi për gazetarët.

Ai tutje shtoi se kjo çështje do të adresohet edhe në Qeveri, pasi që ka kundërshtime të vendimit.

“Pasi që kemi një lloj kundërshtimi të vendimeve presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri”, ka thënë Bytyqi në fund të deklaratës së tij.

Siç e dimë nga ky vendim janë prekur tre Universitete Publike, ai i Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë