Loading…
Ministri Gashi: Fondin rinor prej 1 milion euro po e jetësojmë
  • 19/04/2019 | 13:55

Ministri Gashi: Fondin rinor prej 1 milion euro po e jetësojmë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një ceremoni të organizuar sot kanë bërë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.


Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet vazhdimisht e përkushtuar në përkrahjen e rinisë, në zhvillimin e saj përmes projekteve konkrete.

“Me qëllim të avancimit të sektorit të rinisë në Kosovë ne kemi hartuar Strategjinë dhe Planin e veprimit për Rini duke adresuar me theks të veçantë komponentin e punësimit përmes programeve konkrete”, tha ai.

Ai po ashtu tha se Plani i Veprimit për Rritjen e Punësimit të Rinjve është zhvilluar me idenë se ky operon në kontekst të ndërveprimit me sektorë të tjerë të politikave publike dhe me strategjitë e tyre respektive.

“Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, Programin e Reformave Ekonomike  2016-2018 të miratuar nga Qeveria e Kosovës, Agjendën për Reforma Evropiane, Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Vizioni i Kosovës për Shkathtësitë 2020 të Zyrës për Planifikim Strategjik dhe Udhërrëfyesi për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka zhvilluar një program për mbështetjen e organizatave jo-qeveritare qe veprojnë si ofrues të trajnimeve të aplikojnë me projektet e tyre që kontribuojnë  në rritjen e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë për të rinj të moshës 18-24 vjeç”.

Gashi njoftoi se Programi për rritjen e Punësimit përmes Zhvillimit të ndërmarrësisë ka një kosto totale të zbatimit prej më tepër se 200 mijë euro dhe tha se “kjo është mbështetja e parë për këtë vit por ne do të vazhdojmë që gjatë këtij viti të mbështesim edhe shumë organizata tjera të cilat kanë për qellim rritjen e punësimit në vendin tonë”.

“Me rëndësi që ky program ka një buxhet rreth 1 milion euro i cili shpërndahet në disa komponentë por që të gjithë e kanë pothuajse një qëllim, një mision, që sa më shumë të rinj të jenë përfitues të programeve të MKRS-së, përkatësisht të Departamentit të Rinisë që vepron në kuadër të Ministrisë”, theksoi ministri Gashi.

Ministri përmendi edhe pilot projektin e vitit të kaluar me 70 të rinj duke e cilësuar si shumë të suksesshëm ngase shumica e atyre të rinjve sot kanë hapur ndërmarrje të vogla dhe po i zhvillojnë aktivitetet e tyre biznesore. Ai po ashtu theksoi rritjen e buxhetit për 110% nga 21 milionë në rreth 45 milionë.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me këtë rast tha se institucionet e kanë për obligim që t’i përkrahin njerëzit që kanë ide, të rinjtë të cilët janë inovatorë dhe ndërmarrësit të cilët mund të krijojnë të mira materiale dhe punësim.

“Përgëzoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe publikisht për faktin se të gjitha segmentet që janë në kompetencë të Ministrisë është duke i prekur dhe duke ju krijuar përkrahje. Kemi arritur në disa suksese të cilat janë të jashtëzakonshme për rrethanat në të cilat jemi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë