Loading…
Medeline Albrightit i jepet çmimi “Urdhëri i Lirisë”
  • 12/06/2019 | 10:26

Medeline Albrightit i jepet çmimi “Urdhëri i Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë çmimin “Urdhëri I Lirisë” për ish-Sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi duke falenderuar ish-Sekretaren Albright për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovë ka ndarë çmimin “Urdhëri i Lirisë”

“SHBA-të na kanë dhënë dinjitetin për të jetuar në Kosovë të qetë dhe të lirë, të gjihtë qytetarët përfshirë shqiptarët, serbët, malazezët e gjithë të tjerët” u shpreh Thaçi

Medeleine Albright pas ndarjes së çmimit tha se më pëlqen të marr dekorata, por kjo dekoratë sot më bën shumë të lumtur që jam pjesë e Kosovës.

“Kurrë nuk do ta harroj kur erdha në Kosovë pas luftës ku kishte turma të mëdha njerëzish ku në çdo cep shkruante “Faleminderit Amerikë” , çfarë ShBA kanë bërë për Kosovën ishte gjëja e duhur” u shpreh ish-Sekretarja e shtetit.

Më tej, Albright u shpreh se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë