Loading…

Mbreti Zog u shpëtoi 55 atentateve, dy nga to ishin me bomba

  • 22/05/2020 | 22:39

Mbreti Zog u shpëtoi 55 atentateve, dy nga to ishin me bomba

Ahmet Zogu gjatë gjithë jetës i shpëtoi 55 atentateve. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij, shkruan Gazeta Metro.


Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdha të historisë moderne shqiptare. Edhe pse për gjysmë shekulli regjim diktatorial e komunist në Shqipëri, shumë fakte për të u shtrembëruan qëllimisht, që ndikuan në imazhin e tij negativ te shumica e shqiptarëve deri më sot.

Atë e përshkruajnë si një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse, duke i ditur vetitë e tij shumë të veçanta, liderishipin por edhe paisonet e tija të rreme që kishte për sportin, konsumimi i 250 cigareve në ditë, apo që flinte shumë pak dhe ishte paranojak ndaj atentateve, që jo rrallë herë ndohën ndaj tij, përgjatë karrieës së tij politike.

Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë :  “Të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe”.

Zogu ka tentuar ta vriste veten, sa ishte i shtrirë  në spital në Francë, por nuk ia doli sepse pistoleta ishte pa plumba./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë