Loading…
MBPZhR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere
  • 15/07/2019 | 14:53

MBPZhR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka takuar përfaqësuesen kryesore të UNDP-së, në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


Ministrja e ka njoftuar atë për investimet e MBPZhR-së që do të realizohen gjatë këtij viti në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për gjitha projektet tjera që për qëllim kanë fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Ndër të tjera, ministrja Zivic theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të mbështetjes së grave fermere, veçanërisht të atyre në zonat rurale.

“Ofrimi i mbështetjes për gratë në zonat rurale është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe konsideroj se ndihma është e nevojshme për të certifikuar prodhimet e tyre, duke ua lehtësuar kështu marketingun për produktet e tyre bujqësore“, tha ministrja.

Përfaqësuesja kryesore e UNDP-së, Maria Suokko ka theksuar rëndësinë për  mbështetjen e grave fermere, duke shtuar me këtë rast se krahas kësaj do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e bujqësisë në ngritjen e kapaciteteve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë