Loading…

Mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën, 658 672 të infektuar

  • 28/03/2020 | 23:31

Mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën, 658 672 të infektuar

Virusi vdekjeprurës Covid-19, i cili ka kapluar tërë botën po shënon viktima të shumta për vetëm katër muaj që nga shfaqja e tij për herë të parë në Ëuhan të Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e virusit korona ka tejkaluar shifrën 30 mijë, duke shënuar kështu 30 mijë e 471 viktima.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 658 mijë e 672, kurse janë shëruar 141 mijë e 419.

Deri më tani numri më i madh i vdekjeve si pasojë e koronavirusit është regjistruar në Itali, me gjithsej 10 mijë e 23 viktima, e që çdo ditë po raportohet për shifra alarmante të viktimave e që vetëm në 24 orët e fundit është njoftuar për mbi 800 persona të vdekur.

Ndërsa  Spanja si vendi i dytë më i prekur njoftoi sot se numri i përgjithshëm i vdekjeve kishte arritur në 5.690.

Në Evropa një numër të lartë viktimash ka edhe Franca, që deri tani ka raportuar 2314 të vdekur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë