Loading…

Matoshi kritikon ashpër Andi Bushatin: Një hajvan dhe terrorist nga Tirana që kërkon gjakderdhje në Prishtinë

  • 29/03/2020 | 23:31

Matoshi kritikon ashpër Andi Bushatin: Një hajvan dhe terrorist nga Tirana që kërkon gjakderdhje në Prishtinë

Publicisti dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka kritikuar ashpër gazetarin e njohur shqiptar, Andi Bushati, për thirrjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që të revoltohen në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Bushatit, duke e quajtur këtë të fundit terroristë dhe kafshë në gjuhën turke, pasi që sipas tij, po kërkon gjakderdhje në Prishtinë.

“Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati. “… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.” Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i tij:

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati. “… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.” Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes. Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!? Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës. Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!? Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste. Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias. P.S. Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje: 1. Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo 2. të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë