Loading…

Marko Djuric vazhdon trillimet : Shqipëria trampolinë për pranimin e ‘shtetit të rremë’

  • 11/07/2019 | 23:50

Marko Djuric vazhdon trillimet : Shqipëria trampolinë për pranimin e ‘shtetit të rremë’

Djuric në intervistën e tij për media serbe vazhdon e ankohet, si rëndom, për aktivitetin diplomatik të Kosovës, këtë herë nuk u kufizua vetëm në Kosovë por e përfshiu edhe Shqipërinë, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë e Metohi, Marko Djuric, deklaroi sonte se Prishtina po mundohet që shtetet të cilat nuk e kanë pranuar atë ‘të ju lë vezën e qyqes’ përmes tregimit për përfaqësimin e përbashkët konsullor me Shqipërinë.

Marko Djuric’it po i pengojnë shumë njoftimet e shumta të zyrtarëve të Prishtinës e Tiranës për përafrimin e politikës së jashtme dhe ambasadave, sipas tij, në këtë rast Shqipëria, shtet i pranuar ndërkombëtar, po shfrytëzohet si poligon për prezantimin e “diplomatëve të rremë, shtetit të rremë”.

Djuric vazhdoi me të vjetrën e shpjegimi e tij ishte “ka dallim të madh, Serbia e Mali i Zi ishin një shtet, e Shqipëria është tjetër prej Serbisë . Do të ishte e pashembullt që dikush ta shqyrtojë mundësinë që me një pjesë të shtetit serb të ketë veprimtari diplomatike” ka thënë Djuric./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë