Loading…

Markat e njohura botërore ndryshojnë logot: Mesazh që të qëndroni të distancuar

  • 28/03/2020 | 15:39

Markat e njohura botërore ndryshojnë logot: Mesazh që të qëndroni të distancuar

Përveç njerëzve, janë edhe markat më të famshme në botë që kanë nisur ta zbatojnë distancimin social, duke filluar nga logot e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Pandemia koronavirus ka arritur që të marrë jetën e mbi 28 mijë njerëzve, derisa ka prekur mbi 615 mijë persona në tërë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit ka vendosur një sërë këshilla dhe masa që duhet të përdoren, ku ndikojnë që të përhapet koronavirusi.

Njëra ndër to është edhe distancimi social, ku është udhëzuar që njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, të paktën 1,5 metra për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Disa nga markat më të mëdha kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të përçuar mesazhin e respektimit të një prej masave më shumë të rekomanduara për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

McDonald’s, Coca-Cola, Audi dhe Volkswagen janë markat që kanë ndryshuar logot e tyre, si mesazh që njerëzit të qëndrojnë të distancuar nga njëri-tjetri.

Më poshtë mund të shihni logot e tyre të ndryshuara. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë