Loading…

MAP detyrohet të pezullojë të gjitha konkurset e adminstratën publike

  • 09/10/2019 | 21:21

MAP detyrohet të pezullojë të gjitha konkurset e adminstratën publike

Dite më parë Zyra e BE’se kishte kërkuar që të pezullohen të gjitha konkurset qe ishin hapur në kohë fushate zgjedhore, e kësaj kërkese ju ka bindur MAP (Ministria e Administrates Publike), e cila ka marr vendim që të pezullohen të gjithë konkurset që kanë të bëjnë me pranim, ngritje në dyterë dhe levizje brenda kategorisë, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka mësuar se MAP(Ministria e Administratës Publike), ka pezulluar të gjitha konkurset që kanë të bëjnë me pranim ngritje në dyterë dhe levizje brenda kategorisë, ky vendim vjen pasi që Zyra e BE’së në Kosovë kishte terhequr vërejtjen për konkurset e shpallura në administratën shtetërore, në kohën kur vendi gjendet në prag të zgjedhjeve.

“Të gjendur në këtë situatë, MAP e cila ka si fushë të përgjegjësisë menaxhimin e zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës sqaron se, përderisa Qeveria të miratojë aktet e nevojshme nënligjore dhe të marrë vendimet e nevojshme në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, të gjitha veprimet e institucioneve të administratës publike që kërkojnë vendimmarrjen e Qeverisë në lidhje me pranimin, ngritjen në detyrë dhe lëvizjen brenda kategorisë duhet të pezullohen. Institucionet, për të cilat nuk kërkohet vendimmarrja e tillë e qeverisë me Ligjin e ri, mund të zbatojnë drejtpërdrejt procedurat e përcaktuara në Ligj ( nenet 34 deri 39 së bashku me nenet 6 dhe 7). Institucionet e administratës shtetërore konkurset e jashtme të miratuara me legjislacionin e vjetër të shërbimit civil por të publikuara pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri duhet t`i mbyllin brenda afatit të përcaktuar në to. Pas mbylljes së konkurseve të jashtëm çdo veprim pezullohet deri në miratimin e rregulloreve për zbatimin e LZP nga Qeveria e Kosovës. Kandidatët të cilët kanë aplikuar njoftohen për pezullimin dhe shkakun e pezullimit”, thuhet ne njoftimin e MAP.

Ndërsa në komunikatën e BE’së të publikuar ditë me parë thuhej: “Të gjitha vendet e lira të shërbimit civil të publikuar nga institucionet shtetërore, siç janë ministritë, agjencitë ekzekutive e rregullative, nuk mund të vazhdojnë para se të merren vendime të tilla nga Qeveria.

Kjo është e vetmja rrugë e ligjshme që nuk i ekspozon institucionet para sfidave ligjore dhe në të kundërtën do të rrezikojë t’i ekspozojë institucionet dhe partitë politike ndaj akuzave dhe kritikave për politizimin e administratës publike”/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë