Loading…
Macron premton një takim mes Kosovës e Serbisë: Kërkon sa më shpejt marrëveshje
  • 15/07/2019 | 22:52

Macron premton një takim mes Kosovës e Serbisë: Kërkon sa më shpejt marrëveshje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar sot se së shpejti do të organizojë një takim të ri mes Kosovës e Serbisë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare transmeton Gazeta Metro.


Duke folur gjatë vizitës në Beograd, Macron tha se do të angazhohet me rastin e një takimi të ri që do të bënte një hap drejt arritjes së marrëveshjes për Kosovën.

“Ne ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, udhëheqjen e Kosovës dhe kancelares Merkel. Franca dëshiron që të arrihet një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakte. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit”, tha presidenti Macron.

Duke folur rreth marrëveshjes finale me Kosovën, presidenti Macroni tha se s’mund të përsëritet historia e para 20 vjetëve, por duhet ecur përpara.

“Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush nuk e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është te ju”, porositi Macron./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë