Loading…

Macron nuk ndalet: Bosnja është ‘minë e kurdisur’, Dodik i duartroket kësaj deklarate

  • 09/11/2019 | 23:33

Macron nuk ndalet: Bosnja është ‘minë e kurdisur’, Dodik i duartroket kësaj deklarate

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk po ndalet me deklaratat tij kundër vendeve të Ballkanit Perëndimorë, pas vetos kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, kësaj radhe  ai  ka thumbuar Bosnjën dhe Hercegovinën, duke e quajtur ‘minë e kurdisur’ për shkak të luftëtarëve islamikë që po kthehen nga Siria. Por ishte nacionalisti serb në Bosnje, Milorad Dodik që e mbështeti këtë deklaratë të francezit, transmeton Gazeta Metro.


Presidenca e Bosnjës i ka bërë thirrje për sqarim ambasadorit francez këtë të premte, pasi presidenti francez tha se vendi i tyre është një ‘minë me sahat’, për shkak të luftëtarëve islamikë që po kthehen nga Siria.

Pasi komentoi refuzimin e Francës për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Macron tha se një shqetësim i vërtetë për BE’në ishte Bosnja e Herzegovina.

“Shqetësimi i parë për këtë rajon nuk është as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, por Bosnja e Herzegovina. Një minë me sahat ngjitur me Kroacinë, e cila po has problemin e xhihadistëve që kthehen nga Siria”, tha Macron të enjten në një intervistë për ‘The Economist’.

Zeljko Komsic, një kroat që drejton aktualisht presidencën ndëretnike të Bosnjës, thirri ambasadorin francez për ta informuar në lidhje me numrin e saktë të luftëtarëve të huaj që ka pasur vendi, si dhe në lidhje me përpjekjet e Bosnjës për të luftuar terrorizmin. Ai gjithashtu e ka ftuar Macronin të vizitojë vendin e tij.

“Nuk ka luftëtarë që po kthehen. Ata kanë ngecur në burgjet e Sirisë. Dhe po të kthehen, do të kontrollohen e do të dërgohen nëpër burgje”, tha ai.

Deklarata e Macronit mori mbështetje nga nacionalisti serb në Bosnje, Milorad Dodik, i cili i mirëpriti vërejtjet e Macronit dhe tha se të njëjtën gjë kishte thënë dhe ai vazhdimisht./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë