Loading…

Macron në Serbi jo vetëm për politikë: Përuron projektin 1 miliard eurosh në Aeroportin e Beogradit

  • 15/07/2019 | 20:47

Macron në Serbi jo vetëm për politikë: Përuron projektin 1 miliard eurosh në Aeroportin e Beogradit

Shkoi në vizitë në Serbi për t’i biseduar disa prej temave kyçe në politikë, por Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, në Beograd zbuluan tabelën që tregon fillimin e modernizimit të aeroportit ‘Nikola Tesla’, i cili do të kushtojë mbi 1 miliard euro, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti Francez, Emmanuel Macron, po qëndron për vizitë dy ditore në Serbi. Ai atje është takuar me homologun e tij, Aleksandar Vucic, me të cilin ndër shumë tema, kanë folur edhe për Kosovën.

Por përveç çështjeve politike aktuale, Macron atje ka shënuar edhe fillimin e punimeve në Aeroportin e Beogradit, për të cilat do të investojë kompania franceze, Vinci.

“Më 15 korrik, 2019, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shënuan fillimin e punimëve në modernizimin e Aeroportit të Beogradit ‘Nicola Tesla’, të zhvilluara nga kompania ‘Vinci Airports’”, kështu shkruan në pllakën që e zbuluan sot ata.

Mediat serbe dhe të huaja bëjnë të ditur se shuma totale e investimeve për këtë projekt do të kushtojë plot 1.46 miliardë euro, që përfshin zhvillime të shumëta brenda airoportit.

Ndryshe, kompania Vinci është prej më të mëdhave në botë. Ajo është aktive në 12 vende  të botës, në më shumë se 45 airoporte dhe ka më shumë se 180 milionë pasagjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë